Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali

25 Prill, 09:59| Përditesimi: 25 Prill, 10:19

  • Share

Dy të dënuar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, janë esktraduar nga Shqipëria për në Itali

Policia ka ekstraduar Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, 39 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos, me vendimin e datës 06.06.2011, e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008;

Një tjetër i ekstraduar është K. U., 31 vjeç, të cilit Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano, Itali, me vendimin e datës 03.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, gjatë periudhës 2015-2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali, 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash.

Ora 10:14
Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari

1714032224_ekstradim.jpg

Një 45-vjeçar është ekstraduar nga policia drejt Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim se kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Prishtinë me qëllim trafikimi në Shqipëri.

‘B. S., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë.’- njofton policia.

Po ashtu është ekstraduar një 23-vjeçar, pasi është arrestuar me armë  pa leje në Durrës në nëntor të 2021.

‘R. S., 23 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë opracionit policor të koduar “Arratia”.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?