EMRAT/ Me armë e lidhëse në makinë për të marrë peng një 49-vjeçar, arrestohen 4 të rinj në Sarandë! Do ta rrëmbenin për një borxh të pashlyer

5 Janar, 11:53| Përditesimi: 5 Janar, 13:01

  • Share

VLORË- Policia e Sarandës arrestoi 4 persona të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe kishin qëllim rrëmbimin e një 49-vjecari për një borxh të pashlyer.

Policia ndaloi në rrugën 'Skënderbeu' një automjet BMV ku ishin 4 të dyshuarit, brenda të cilit u gjetën një pistoletë, municione dhe lidhëse plastike që do shërbenin për të lidhur 49-vjecarin me banim në Sarandë.

Vëllezërit Juljan dhe Sandri Brinja, 27 dhe 28 vjeç, Gjergji Prenga 29 vjeç dhe një i ri grek, Angelos Tsimperis 20 vjeç u arrestuan nën akuzë për heqje të paligjshme të lirisë e mbetur në tentative dhe armë pa leje.

'Ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas adiministrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Angelos Tsimperis dhe pasagjerë vëllezërit, Juljan dhe Sandri Brinja, 27 dhe 28 vjeç dhe Gjergji Prenga. Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte Juljan Brinja, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë Julian Brinja, Sandri Brinja, Gjergji Prenga dhe një i ri grek, Angelos Tsimperis 20 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".   Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. '- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kicaqi: 05/01/2024 22:14

    BMV eshte nisur nga Himara dhe deri ne Qafe Gjashta ne vendi pare ka qene nje polici me grada eshte i madhi ne himara Dhjonisi hoxha.ne borshi kane hipur dy persona.kaq per sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?