Foto ilustruese

EMRAT/ Plagosi me thikë, krushkun dhe djalin e tij 18-vjeçar! Në pranga 43-vjeçari në Divjakë

1 Gusht 2023, 13:49| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 13:51

  • Share

Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Divjakës, pasi ka plagosur me thikë krushkun dhe djalin e tij 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, Ardjan Verdha, 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës biçak, Robert Kurtin, 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Për pasojë ka rënë në pranga autori Ardjan Verdha.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?