EMRAT/ Nga tentativa për vrasje te kreu i një grupi kriminal, ekstradohen nga Greqia tre të dënuar në Shqipëri

19 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:16

  • Share

Tre persona janë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri pasi rezultojnë të dënuar në vendin tonë për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht është ekstraduar nga Greqia, Arjan Shehu, i dënuar nga GjKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës 2016-2018, ka drejtuar një grup kriminal që pajiste kundrejt pagesave, shtetas të ndryshëm, me pasaporta europiane false, që ata të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ose në Kanada.

Po ashtu policia ka estraduar Shpëtim Abdullain, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Në vitin 2013, duke shpërdoruar detyrën si punonjës i shërbimeve teknike, në IEVP Kosovë, Lushnjë, ka falsifikuar fatura për riparimin e disa automjeteve të Policisë së burgjeve.

Si dhe është ekstraduar Pirro Kotroçi 32 vjeç, të cilit Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Më datë 17.07.2022, në bashkëpunim me Pirro Kotroçi, dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?