Ndotja e përroit në Kuçovë

EMRAT/ Ndotën përroin në Kuçovë, vihet nën hetim kryeinxhinier dhe shefi i sigurimit teknik të një ndërmarrjeje për prodhimin e naftës

5 Nëntor 2023, 13:50| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 13:56

  • Share

Një 51-vjeçar, kryeinxhinieri në një ndërmarrje për prodhimin e naftës dhe një teknik 56-vjeçar janë vënë nën hetim, pasi ndotën ujërat e një përroi në qytetin e Kuçovës, duke shkarkuar aty mbetje të hidrokarbureve.

Nën hetim janë vënë Gramoz Meçaj dhe Tomorr Laze.

Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave të një përroi në qytetin e Kuçovës, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Policisë Kuçovë kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen.

“Në përfundim të këtyre veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 51 vjeç, dhe T. L., 56 vjeç, përkatësisht me detyra kryeinxhinier dhe shefi i sigurimit teknik, në një ndërmarrje për prodhimin e naftës, në Kuçovë.

Nga hetimet rezulton se nga aktiviteti në fushën e hidrokarbureve, i ndërmarrjes ku punonin këta shtetas, janë ndotur ujërat përroit, duke qenë se janë shkarkuar aty, në kundërshtim me ligjin, mbetje të këtyre lëndëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?