EMRAT/ Kush është çifti nga Tepelena që kishin përshtatur magazinën afër shtëpisë në laborator droge në Vorë

5 Tetor 2023, 10:11| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 11:46

  • Share

 

Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që dyshohet se ka mbjellur bimët me kanabis në Marikaj të Vorës, ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë, mëson Report Tv.

Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Ngjitur me shtëpinë kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llampa. 46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momemtin e kontrollit, ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte në dijeni se ku ndodhej.

Faturisti Lulzim Sheteli i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur asnjë dijeni që në magazinë kultivohej kanabis me llampa.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Zbulohet laborator kanabisi me llamba në Vorë! Çifti nga Tepelena dyshohet se lulëzoi me 'bar' magazinën e dikurshme! Arrestohet elektriçisti


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?