EMRAT/ Kontrabandë në bashkëpunim për tregtimin e ilaçeve, 8 të arrestuar në Tiranë, 10 nën hetim, 1 në kërkim

19 Nëntor 2022, 10:49| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 11:13

  • Share

TIRANË- 8 persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës,10 janë vënë nën hetim penal dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.  

Report Tv mëson se janë arrestuar Dragjica Aleksi, 53-vjeç, Cen Miftaraj, 60-vjeç, Dilaver Dorzi, 60-vjeç, Fatmir Reçi, 63-vjeç, Pavlo Vasili, 60-vjeç, Fatbardha Guri, 55-vjeç, Gëzime Shehu, 60-vjeç, Nikolin Daija, 34-vjeç. Këto tre të fundit ishin punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Hetimet në prokurorinë e Tiranës u kryen në drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Shpërdorimi i detyrës֝”. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iksi: 19/11/2022 16:29

    Normal prandaj e hoqi frida krifca drejtoreshen e AKVMB dhe ate të ISUV se I qisnin bojen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?