EMRAT/ Kokainë e kanabis në Gjirokastër, vihen në pranga dy të rinj! Prej muajsh nën hetim nga policia

29 Tetor 2023, 09:23| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 09:29

  • Share

Dy të rinj nga Gjirokastra janë vënë në pranga pas disa muajsh hetime, pasi dyshohet të jenë përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Nga kontrollet në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 236 gramë kokainë dhe 253 kanabisi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, u arrestuan Elis Ballaxhia dhe Daniel Hazizaj.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë”, njofton policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.    

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?