Bajram Begaj

EMRAT/ Begaj dekreton dhënien e 5 gradave madhore në Forcat e Armatosura

24 Janar, 15:14| Përditesimi: 24 Janar, 15:22

  • Share

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot dhënien e 5 gradave madhore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Konkretisht gjeneral Brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Komandant i Forcës Tokësore”, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”, me Dekret nr. 30, datë 24.1.2024.

Kolonel Aleksandër Koço Pando, me detyrë “Drejtor” i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 31, datë 24.1.2024.

Kolonel Altin Qerim Kurti, me detyrë “Atashe Ushtarak i RSH-së në Republikën e Kosovës, jo rezident në Republikën e Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 32, datë 24.1.2024.

Kolonel Bardhyl Feim Nuredinaj, me detyrë “Zëvendëskomandant i Akademisë së Forcave të Armatosura”, në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 33, datë 24.1.2024.

Kolonel Vullnet Murat Doka, me detyrë “Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore” në Qendrën e Bashkuar Operacionale, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 34, datë 24.1.2024.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?