Arma e sekuestruar

EMRAT/ Babë e bijë shkuan për të shkëputur martesën në shtëpinë e dhëndrit, plas sherri mes dy familjeve në Durrës! 3 në pranga, një në hetim

17 Korrik 2023, 12:15| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 12:59

  • Share

Dy familje në Durrës janë përfshirë në një konflikt që ka agravuar deri në dhunë fizike mes tyre, pasi një 52-vjeçar së bashku me vajzën e tij shkuan te shtëpia e bashkëshkortit të kësaj të fundit për të kërkuar shkëputjen e martesës. Për pasojë janë vënë në pranga 3 persona dhe nën hetim një tjetër.  

Gëzim Demiri dhe vajza e tij, kanë shkuar në banesën e bashkëshortit të saj në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së 20 vjeçares me Korab Ukën.

Dy familjet janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, për pasojë janë arrestuar Gëzim Demiri së bashku me Korab e Nazmie Ukën.

Gjithashtu, u vunë nën hetim në gjendje të lirë H. D., 20 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Korab Ukës, gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?