EMRAT/ Arrestohen tregtarët e natës në Korçë! Në banesë iu gjetën 500 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje

28 Korrik 2023, 10:31| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 11:07

  • Share

Pas një hetimi një mujor, dy persona kanë rënë në pranga, pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Korçës, si dhe mbanin armë të ftohta në banesat e tyre.

Pasi ishin vënë prej një muaji nën vëzhgim nga policia, dy të arrestuarit të cilët shpërndanin kokainë në doza të vogla, si edhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre janë vënë në pranga.

Në kuadër të operacionit "Night Sales 5", u arrestuan Ilirjan Bardhushi dhe Lajdon Lamllari.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e Ilirjan Bardhushit dhe Lajdon Lamllarit, uniformat blu gjetën rreth 500 gramë kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip "Nissan" dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për E. Ll., pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit, por nuk ka kallëzuar në organet e rendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?