Momenti i arrestimit

EMRAT/ I kishte fshehur mes kashtës, arrestohet i riu që tentoi transportin e 17 emigrantëve të paligjshëm në Pogradec, në pranga dhe dy bashkëpunëtorët

16 Nëntor 2022, 15:33| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 15:45

  • Share

Policia e Pogradecit ka arrestuar 3 persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë organizuar transportin e 17 emigrantëve të paligjshëm. Organizatori ka qenë 28 vjeçari, Daniels Kamberi i cili do të merrte 1 mijë euro për secilin person që do të transportonte drejt kufijve të BE-së.

Në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Blerand Kocizi, 37 vjeç dhe Adi Bregu, 32 vjeç. Ky i fundit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest me shtëpi” prandaj dha identitet të rremë në polici.

Arrestimi i tyre u bë në afërsi të rezervuarit të fshatit Blacë, Pogradec ku u bë i mundur kapjen e shtetasit D. K., që drejtonte automjetin furgon tip “Ford”, në karrocerinë e kamufluar të të cilit u gjetën 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës 1000 euro për person, iu ishte premtuar transportimi në drejtim të Tiranës dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me pasagjer shtetasin A. B., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 28-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë.    

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?