Denis Xibraku dhe Halil Copani

EMRA+FOTO/ Dënohen me nga 14 muaj burg 2 shqiptarët në Britani! Policia i gjeti teksa kujdeseshin për kanabis me vlerë 350 mijë paund

25 Mars, 21:11| Përditesimi: 25 Mars, 21:13

  • Share

Dy shqiptarë janë dënuar me nga 14 muaj burg secili në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kapën në flagrancë brenda një ndërtese ku ishin kultivuar 423 bimë kanabis që arrinin vlerën 350 mijë paund.

Shqiptarët e identifikuar si Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Copani, 34 vjeç u kapën brenda shtëpisë së barit në Sutton Bridge më 21 shkurt të këtij viti.

Gjatë aksionit policor në godinë një nga shqiptarët u gjet i fshehur në çati, ndërsa tjetri në papafingo.

Sipas mediave të huaja, ata kanë pranuar veprimtarinë e tyre kriminale para togave të zeza.

Ndër të tjera, Copani ka dëshmuar se arsyeja e përfshirjes së tij në veprimtarinë kriminale ishte se i duhej të punonte për të paguar tarifën prej 25,000 £ për hyrjen ilegalisht në MB.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?