Leslie Bray

Emocionuese/ Tifozi 98-vjeçar këndon çdo fjalë të himnit të klubit, pavarësisht se nuk kujton as moshën për shkak të sëmundjes

20 Mars, 19:53| Përditesimi: 20 Mars, 19:58

  • Share

BBC ka publikuar një moment emocionues, kur një tifoz i përjetshëm i futbollit kujton këngën e klubit që bën tifo, pavarësisht se është diagnostikuar me demencë. Leslie Bray ka shkuar të shikojë ndeshjet e futbollit të klubit të tij të dashur, Leeds United, që nga viti 1969.

98-vjeçari, i cili është diagnostikuar me demencë dhe përpiqet të kujtojë moshën e tij për shkak të gjendjes së rënduar, ende mund të kujtojë fjalët në himnin e klubit anglez. Bray, i cili dikur ishte një navigator i avionëve, u filmua duke kënduar fjalët “Marshojmë së bashku”.

Pamjet së fundmi fituan vëmendje në internet pasi përdoruesit e mediave sociale reaguan ndaj videos që të ngroh zemrën. Duke folur për BBC, djali i tij Steve tha se i pëlqen ta marrë atë në ndeshjet e Leeds Unitedit.

I pyetur pse ai mund ta mbajë mend këngën, por nuk mund ta mbajë mend emrin e Steve, z.Leslie iu përgjigj djalit të tij, “ah, ky është një mashtrim”. Kur u përpoq të kujtonte moshën e tij, ai bëri shaka duke thënë se ishte 18 vjeç. Kur Steve i tha se së shpejti do të mbushte 99 vjeç, ai tha ‘dreqin, unë?’.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?