Arda Guler

Emocionuese/ Kanë luajtur bashkë që fëmijë, shoku te Fenerbahce qan duke parë prezantimin e Guler te Real Madrid

8 Korrik 2023, 13:27| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 13:29

  • Share

Lojtarët e Fenerbahces panë Arda Guler të prezantohej te Real Madridi dhe kishte nga ata që nuk i mbajtën lotët, duke afruar pamje emocionuese.

Ky ishte Yigit Demir, qendërmbrojtësi 18-vjeçar, i cili është mik i ngushtë i Arda Guler dhe ka luajtur me mesfushorin që nga të rinjve të klubit të Stambollit deri në ekipin e parë.

Në rrjetet sociale, Arda Guler ka reaguar: “Shoku i vërtetë”, duke u lënë edhe një mesazh ish-shokëve të mbetur të skuadrës.

“Do të më mungoni shumë të gjithëve dhe nuk do t’ju harroj kurrë”, tha ai.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?