Nxënës në një shkollë në Evropë

Bota

Emocioni shoqërohet me frikën nga armiku i padukshëm, fëmijët evropianë i rikthehen bankave të shkollës

3 Shtator 2021, 14:25| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 14:28

  • Share

Kur varianti Delta po 'pushton' vendet e Evropës me rastet që rriten dita-ditës, në të gjitha shkollat e Evropës duket se fëmijët po i rikthehen klasave përmes entuziazmit por edhe frikës. 

Këtë e ka konfirmuar edhe një studim i kryer nga një edukator anglez, Richard Sheriff sjell në vëmendje një grup 11-vjeçarësh energjikë për të filluar mësimin e tyre në bankat e shkollës. Fëmijët u panë teksa gjenin klasat, vraponin nëpër korridore si dhe duke ngrënë në mensë.

"Ritualet e njohura që u kthyen në formë jetese ishin prekës, veçanërisht pas periudhës prej një viti e gjysmë nga COVID19", u shpreh Sheriff.

Por përpos ekzaltimit të madh për rikthimin në normalitet, kjo ndjenjë shoqërohet me frikë.

Fillimi i vitit shkollor vjen me shifra të frikshme të variantit Delta dhe ende nuk është konfirmuar nga specialistët nëse fëmijët do të duhet ta bëjnë apo jo vaksinën anti COVID.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?