Emocionet kundër Fiorentinës, lutja e tifozit të vogël të Milanit bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

2 Maj 2022, 11:15| Përditesimi: 2 Maj 2022, 11:19

  • Share

Një tifoz i vogël i Milanit ka marrë jo pak vëmendje gjatë ndeshjes që kuqezinjtë fituan 1-0 kundër Fiorentinës.

Djaloshi u kap nga kamerat, pak para se të shënohej goli i fitores nga Leo, duke u lutur që Milan të merrte tre pikët, duke qenë se është një luftë e ashpër për titull kampion me Interin. Tifozë në fjalë bëri kryqin dhe lutej vazhdimisht. Në fund duket se ia vlejti pasi Milan ia doli të mposhte 1-0 Fiorentinën.

Video teksa djaloshi lutej ka bërë shumë përshtypje dhe është shpërndarë shumë, ndërsa tregon edhe njëherë se futbolli nuk është vetëm një sport.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?