Emisioni 'Një nga Ne'/ Zanati i tij drejt zhdukjes, tornitori nuk heq dorë: Bëj shpikje me mikun tim (VIDEO)

15 Shkurt 2023, 20:52| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 20:54

  • Share

Ka pak kohë që ka dalë në pension, por Eduard Dushku, 66- vjeçari nga Elbasani vazhdon të punojë si tornitor.

Asgjë nuk ka ndryshuar në rutinën e tij.

E nis ditën herët në mëngjes, pi një çaj dhe shkon në punishten e tij të cilën e ka ngjitur me shtëpinë.

Krahas zhurmës së tornos, e shoqëron muzika e viteve '80-'90. Kështu koha kalon pa u ndjerë për Artin duarartin, siç e njohin ndryshe në Elbasan.

Asnjë nuk ka dalë i zhgënjyer prej punës së tij, pasi ai di me imtësi çdo gjë rreth zanatit dhe punon me të njëjtin përkushtim dhe pasion si të ishte djalë i ri.

Pasditet i kalon me mikun e tij Ladin, i cili të lë pa fjalë me shpikjet e tij.

Për t’u njohur me historinë e tij dhe shpikjet e makinerive  ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?