Emisionet në gjuhën shqipe të “Radio Beogradit” në vitin 1936

19 Nëntor 2023, 12:09| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 12:11

  • Share

Më 24 shkurt 1936, ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd Rauf Fico i raportonte ministrit të Jashtëm Dr. Fuad Asllanit se, duke nisur nga data 8 mars “Radio Beogradi” krahas emisioneve në gjuhën frënge, italiane, gjermane dhe hungareze, do të niste të transmetonte dy herë në ditë edhe në gjuhën shqipe. Kjo do të realizohej në kanalin numër 2 të “Radio Beogradit” nga ora 10:15 deri në orën 10:45 dhe në mbrëmje nga ora 20:00 deri në orën 21:15.

Emisionet në fjalë kishin si qëllim të informonin dëgjuesit shqiptar mbi politikën e qeverisë jugosllave; qëndrimin e saj ndaj zhvillimeve ndërkombëtare, të cilat ashpërsoheshin nga dita në ditë dhe për të shtrirë influencën e saj te popullsia shqiptare.

Për këtë arsye, ministri i Jashtëm Dr. Fuad Asllani informoi menjëherë Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Shtypit.

Nuk kemi informacion nëse ministri i Jashtëm kishte dijeni mbi përpjekjet e Zogut, i cili në këtë periudhë po përpiqej të vendoste në mënyrë ilegale një stacion dhe antena radioje në brendësi të territorit të Jugosllavisë (ose më saktë Kosovës).

Në funksion të kësaj politike më 28 nëntor 1938 u inagurua edhe “Radio Tirana” me një ceremoni të posaçme, e cila për një kohë të shkurtër u kthye në një zë të fuqishëm të kulturës dhe muzikës shqiptare. Në këtë radion kontribuan emra të shquar të kulturës e artit shqiptar, të diplomuar në universitetet e konservatorët e Europës, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe, Vasfi Samimi, Marie Paluca, Tefta Tashko, Merita Sakoli, Mihal Ciko, Anton Mazreku etj.

Sipas logjikës, propagandës i duhej përgjigjur me propagandë...

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?