Reperi amerikan, Eminem

Eminem refuzoi shumën 'marramendëse' që iu ofrua nga Katari për të performuar në Kupën e Botës

10 Janar 2023, 21:45| Përditesimi: 10 Janar 2023, 21:55

  • Share

Reperi i njohur, Eminem ka refuzuar një shumë marramendëse të ofruar nga Katari për të performuar në Kupën e Botës. Mësohet se ai hodhi poshtë një ofertë prej 9 milionë dollarësh për të performuar së bashku me reperin 50 Cent të cilit i ishin ofruar 1 milionë dollarë.

Organizatorët shpresonin se ata do të jepnin një perfomancë legjendare si ajo e Super Bowl shkurtin e kaluar.Ky vendim u bë i ditur nga këngëtari amerikan, 50 Cent në një intervistë.

“Për shkak të Super Bowl, unë u ftova në Kupën e Botës me një buxhet prej 9 milionë dollarësh. Do të merrja një milion dhe më pas tetë milionët e tjerë do të ishin për të (Eminem)” tha 50 Cent për Big Boy’s Neighborhood. “Ai nuk dëshironte ta bënte këtë”, tha bashkëpunëtori i Eminem.

Ndërsa mendohet se shkaku i refuzimit të kësaj oferte kanë qenë politikat e ashpra të Katarit s ai takon organizimit të Kupës së Botës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?