Eminem

Eminem ndez skenën e 'Oscars', me këngën fituese të 17 viteve më parë (VIDEO)

10 Shkurt 2020, 16:11| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 16:19

  • Share

Eminem është shfaqur mbrëmë në skenën e “Oscars”, për të performuar këngën “Lose Yourself” me të cilën ka fituar para 17 viteve.

Dy ishin momentet epike të mbrëmjes së djeshme të “Oscars”, ishin fitorja e “Parasite”, ku për herë të parë një prodhim i huaj fiton çmimin si filmi më i mirë dhe padyshim Eminem në skenë me performancën e tij.

Reperi para 17 viteve fitoi çmim Oscar për këngën ‘Lose Yourself’ e cila ishte pjesë e filmit të tij, “8 Mile”, mirëpo ai nuk ishte i pranishëm për të pranuar çmimin pasi atëherë nuk i interesonte ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Eminem ka treguar se derisa po zhvillohej ceremonia në vitin 2003, ai ishte duke parw filma të animuar në shtëpi me vajzën e tij.

Për të gjithë ishte një çudi e madhe që Eminem do të këndonte në skenë, kur 17 vite më parë e refuzoi  pjesëmarrjen, por më pas të gjithsë po kërcenin dhe ishin në sinkron me të.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?