Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj thirrje shqiptarëve t’i bashkohen Samitit të tretë të Diasporës në Shqipëri në datat 22 dhe 23 nëntor

4 Nëntor 2023, 15:09| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 15:47

  • Share

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka lajmëruar mbajtjen e Samitit të tretë për Diasporën në Shqipëri përgjatë datave 22 dhe 23 nëntor, dhe fton të gjithë shqiptarët e diasporës t’i bashkohën këtij eventi, ku do të diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.

"Miq të dashur, ja erdhi koha për Samitin e tretë të Diasporës në Shqipërii"!

Së bashku me Eminën,duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri të kombit ju ftojmë të na bashkoheni për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale,politike dhe ekonomike të vendit në Ditën e Arbëreshve dhe në Samitin e tretë të Diasporës në Tiranë, më datat Më datat 22-23 nëntor- shkruan Hasani në rrjetin e tij social "Facebook".

Bashkangjitur njoftimit, Hasani ka publikuar një video të modeles shqiptare Emina Cunmulaj, e cila po ashtu bën thirrje për pjesëmarrje në këtë aktivitet domethënës për diasporën shqiptare.

“Miq të dashur, ja erdhi koha për samitin e tretë të Diasporës në Shqipëri. Ju ftoj të gjithë shqiptarëve të Diasporës që në qoftë se jeni në Tiranë të merrni pjesë në samit në datat 22-23 nëntor.

Por nëse nuk jeni, të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe me festimet që po vijnë për ditën e flamurit, ju ftoj të shkoni disa ditë më herët me qëllim që të merrni pjesë në Samitin e Tretë të Diasporës. Ju mirëpresim”- shprehet Cunmulaj.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/11/2023 23:36

    Diasporen e doni vetem per dollaret e eurot qe dergojne.Keto lloj samitesh jane pa vlere,thjesht llafe kafenesh, sa kohe qe ju politikanet nuk miratoni votimin e emigranteve.por ju nuk ua jepni kete te drejte, se nuk i blini dot e as i mbani peng per nje vend pune emigrantet sic mbani fatkeqet e atyshem!

    Përgjigju
    • Irena: 05/11/2023 13:58

      Po pra, ne duhet te votojme. Gjysma e shqiptareve Jane jashte. Asnje nga partite nuk flet per kete.

  • Sulo: 04/11/2023 20:09

    S'behen me aksione samitet, behen me agjende vjetore. Te vijme te puthim hallon. ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?