Emiljano Shullazi

U mbaron afati, Emiljano Shullazi, Arbion Aliko dhe Genci Balla dalin nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis', kalon tek 313

2 Gusht 2022, 11:56| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 12:30

  • Share

Pas dy vitesh, Emiliano Shullazi, bashkë me Arbjon Alikon dhe Genci Ballën kanë dalë nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis'. Tre të dënuarve të parë, që provuan qelitë e izolimit, Shullazit, Alikos dhe Ballës, u ka përfunduar afati për të qendruar në '41 Bis' dhe janë dërguar në burgun 313 në Tiranë. Ndërkohë në '41 Bis' vijojnë që të qendrojnë Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri dhe Eldi e Klemend Çala.

Në gusht të vitit 2020 Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla u transferuan nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit, sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'. 

Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij, nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Emiljano Shullazit vijon të jetë në hetim nga SPAK për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”  të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 04/08/2022 18:53

    Plasni qe sgjeni argumente per Ballen! Keni vulosur turpin dhe deshtimin si popull. Keni hapur ndasine mes muslimaneve dhe protokrishtereve, ta gezoni.

    Përgjigju
  • Labi: 02/08/2022 13:56

    Ca kuptimi ka kjo riedukim tani sbejm me pislleqe e kuptuam vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?