Emigrimi/ Bie numri i lindjeve në Kukës, rriten divorcet

11 Janar 2023, 13:29| Përditesimi: 11 Janar 2023, 13:40

  • Share

Kuksianët po divorcohen më shumë, ndërsa shtojnë lindjet jashtë vendit. Të dhënat nga Gjykata e Kukësit, tregojnë se në vitin 2022 janë shënuar 133 divorce, 10 më shumë krahasuar me 2021. Avokatja Aurora Guska, thotë se për shkak të pavlefshmërisë së martesave ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm ndarjesh.

‘Numri i kërkesë-padive për divorc është në rritje. Numri 10 për një qytet të vogël si Kukësi, nuk është i vogël. Më së shumti divorcet kanë patur si shkak shkeljet e besnikërisë bashkëshortore, mosrespektimi i  dy palëve, grindjet e vazhdueshme, dhuna në familjeve, kryefamiljari luan bixhoz ose konsumon lëndë narkotike.’- u shpreh Aurora Guska, avokate.

Ndërkohë të dhënat nga Zyra e Gjendjes Civile për vitin 2022 flasin për ulje të numrit të lindjeve ndërsa në rritje me 10%  janë lindjet në shtete të huaja nga çiftet emigrantë e që regjistrohen në Kukës.

‘Viti 2022 ka një rënie të lehtë diku me 10 % kemi diku rreth 476 lindje. Ama janë rritur lindjet jashtë vendit. Ato kemi një rritje diku rreth 10-15 %.’- tha Hoxha, përgjegjës i Gjendjes Civile.

Shefja e maternitetit Venezie Doçi, thotë se për shkak të emigracionit dhe planifikimit familjar rënia e numrit të lindjeve vit pas viti është e ndjeshme.

“Lindjet kanë ardhur në uljen në rrethin tonë të Kukësit. Arsyet që kanë çuar në uljet e numrit të lindjeve është emigrimi i popullatës, emigrimi I të rinjve dhe planifikimi familjar.”- tha Venezie Doçi, Shefe e Maternitetit Kukës.

Largimet nga vendi nga njëra anë dhe ulja e lindshmërisë nga tjetra kanë bërë që në Kukës të ulët edhe numri i popullsisë. Në total numri i popullsisë në dy vitet e fundit në bashkinë Kukës, përllogaritet 59 mijë persona, me një rëne 1 deri në 2% vit pas viti, ndërkohë që viti 2022 është mbyllur me 580 lindje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares