Emigrantët sollën 7 mld euro remitanca në 1 dekadë! Ministri i Ekonomisë: Diaspora të angazhohet me investime në vend, ka rol kyç në integrimin e vendit në BE

23 Nëntor 2023, 17:07| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 18:20

  • Share

Më shumë se 7 miliardë euro kanë sjellë emigrantët në formë e remitancave në vendin tonë brenda një dekade (2013-2022). Vetëm në gjashte muajit e parë të këtij vitit dërgesat e emigrantëve për të afërmit e tyre arritën në 444 milionë euro, duke kapur vlera rekord vit pas viti.

Por ndikimi i diasporës në ekonominë Shqiptare sipas Ministrit të Financave Ervin Mete nuk duhet të jetë vetëm nëpërmjet remitancave.

“Përtej dërgimit të remitancave, diaspora shqiptare ka potencial për të promovuar sipërmarrjen dhe investimet e huaja direkte. Në këtë kontekst, ekzistojnë mundësitë dhe hapësirat për një përfshirje edhe më të gjerë të diasporës, përmes projekteve dhe investimeve në sektorët prioritarë”, tha Mete.

Ministri, kërkoi që institucionet vendase dhe dhoma Biznesit të Diasporës, të punojnë për të gjetur alternativa për të shtuar prezencën e emigrantëve në ekonomi.

“Diaspora përfaqëson një kapital të madh njerëzor, social dhe ekonomik, i cili nëse vihet në funksion në mënyrën e duhur, mund të sjellë përfitime të shumëfishta për ekonominë e vendit, por edhe për kontribuuesit nga Diaspora. Besoj se duhet të kalojmë në konkretizim, duke angazhuar strukturat që janë ngritur, Dhomën e Biznesit të Diasporës, Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të përkthejmë eksperiencën dhe mësimet e nxjerra gjatë kësaj periudhe në veprime konkrete që bazohen në modelet më të mira që kanë funksionuar edhe në vendet e tjera”, u shpreh Ministri i Financave.

Diaspora tha ministri është ambasadorja më të mirë të Shqipërisë nëpër botë dhe ka rol të posaçëm edhe në procesin e integrimit evropian.

“Sipërmarrësit, personalitetet, profesionistët shqiptarë, të cilët janë integruar në shtetet ku jetojnë, janë ambasadorët më të mirë të vendit, si në kuadër të imazhit, ashtu edhe sa i përket kontributit konkret që mund të japin në këtë proces të rëndësishëm”, tha Mete.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/11/2023 03:04

    Harroje z.minister! /Ju te rrini ne hije, te lozni e te kuvendoni/-sic thote Cajupi i madh, e ne t'ju mbajme me para si derrat ne majmeri e tani kerkoni qe te investojme aty e te bejme rolin e /tam-tamit/per ju ne bote!! Cfare na keni dhene ju si shperblim? Na keni dhene te drejten e votes?-Jo! Perkundrazi,kolegu juaj pati paturpesine te na kercenoje me mosdhenie sherbimesh civile,po nuk dhame adresat brenda e jashte vendit! A ka gje me te ulet se kjo? Perse t'ju dergojme para,perse te investojme aty,perse te bejme reklamuesin e zedhenesin tuaj ne bote? Qe te shohim Berishet,Metet e Ramat te qendrojne nga 30-50 vjet ne politiken aktive? Te shohim qe kuvendi te mbushet me bajraktare e bejlere e sejmenet e tyre qe kacafyten me njeri-tjetrin per nje karrige e nje vule? Te shohim se si miqte e miqve ndertojne kulla,lirojne veljera e behen /investitore strategjike/ per hane,apo privatizojne HCL,uzina e fabrika per 1 $,apo klube sportive, e pyje e plazhe per te ndertuar kulla,kur pjesa tjeter e shqiptareve sorrollaten me vite te tjera per nje vendim gjyqi rutine? Perse t'ju ndihmojme,qe te lironi,apo te denoni pak te superkorruptarit e superkriminelet e te mbani ne hetim te stergjatur nje kombajnist per pagese ne cash?! Perse t'ju mbeshtetim,qe te vazhdoni te beni marreveshje e te merrni iniciativa pa pyetur shqiptaret me pare,pa u dhene me pare te drejten demokratike te referendumeve?!

    Përgjigju
  • Projektim: 23/11/2023 19:46

    EMIGRANTET nga 140 deputet duhet te nxjerrin nje kuote 15-20 deputet pra 120 zgjidhjen nga R.Shqiperise resident atje dhe 15-20 nxirren nga Diaspora per gjithe shqiperine ! Keto 20 deputet te diaspores pastaj duhet te japin nje zhvillimi tjeter vendit dhe ide , dhe vizion dhe prodhim te teknologjise larte qe nga tranzistor deri tecnologi avancuar!

    Përgjigju
  • engjelli: 23/11/2023 18:17

    Ne mos gaboj por vlera e remintacave per kete 10 vjecar nga emigrantet asht sa buxheti per vitn 2024.....

    Përgjigju
  • Ilirjan: 23/11/2023 18:06

    Na lodhet duke numeruar paratë qe dergojme,por te drejten e mundesine e votes,qe Edi Rama na e PREMTOI më 2013 para zgjedhjeve me te derguarin e tij ...e HARROI!! Mjaft më me lojra të NDYRA!Edhe femijeve tane ua hoqën te drejten e konpensimit,e ky quhet DISKRIMINIM .Prej Injorancës apo prej ligesise ? Zgjidhni vetë.Ne për ju,jemi gjithmone "ATA". Të na rroje Italia e na rrofshin shpatullat,pa të ishte për ju...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?