Kronikë

Emigrantët i dhurojnë ambulancë qendrës shëndetësore në Bushtricë! Vëllezërit Poti: Urojmë t’i shërbejë komunitetit

6 Gusht 2021, 15:40| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 15:46

  • Share

Qendra Shëndetësore e Bushtricës në Kukës është pajisur së fundi me një autoambulancë të re, që i është dhuruar nga dy vëllezër emigrant.

Gjatë ceremonisë së dhurimit, njëri prej vëllezërve donator Astrit Poti shprehu dëshirën që kjo dhuratë t’i shërbejë banorëve të zonës.

“Ne si vëllezër e bëmë këtë dhuratë, pasi ne kemi ikur të vegjël që këtu, por babai na ka mbajtur në kontakt me vendlindjen. Menduam që të bëjmë dhuratë këtë ambulancë, ta gëzoni e shpresoj ta përdoni për të mira”

E rikonstruktuar nga qeveria me pajisje të reja, Qendra Shëndetësore Bushtricë u shërben qindra banorëve të zonës dhe me dhuratën e bërë së fundi nga dy vëllezërit Poti, pritet t’i vijë edhe më shumë në ndihmë këti komuniteti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?