Receta

Ëmbëlsirë në gotë me luleshtrydhe nga zonja Vjollca

26 Maj 2021, 10:49| Përditesimi: 26 Maj 2021, 10:50

  • Share

Ëmbëlsirë në gotë me luleshtrydhe

Përbërësit:

Baza

150 gr biskota pa yndyrë

50 gr gjalp

20 gr sheqer kaf

1 majë luge kafe kanelllë

Kremi

350 gr kos grek

250 gr pana ëmbëlsire

80 gr sheqer pluhur

1 lugë gjelle lëng limoni

400 gr luleshtrydhe

Përgatitja:

Në një tas përziejmë biskotat e grira imët me sheqerin kaf, kanellën dhe gjalpin e shkrirë I përziejmë mirë deri sa biskotat të përthithin gjalpin. E shpërndajmë masën e përgatitur në 6 gota duke e shtruar nga një lugë gjelle në fundin e gotës dhe I vendosim ato në frigorifer. Përziejmë në një tas me mikser elektrik kosin, sheqerin pluhur, lëngun e limonit. Shtojmë po në këtë tas kremin e panës dhe e rrahim deri sat ë na formohet një krem I butë homogjen. Nxjerrim gotat nga frigoriferi vendosim feta luleshtrdyhe rreth gotës dhe e mbushim atë me kremin e përgatitur duke e zbukuruar në fund me copa luleshtrydhe.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?