Ëmbëlsirë me petë me aromë portokalli nga zonja Albana

22 Dhjetor 2023, 12:43| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 11:59

  • Share

Ëmbëlsirë me petë me aromë portokalli

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 4 kokrra vezë
  • 120 gr sheqer
  • 350 gr kos
  • 250 ml vaj
  • 3-4 copë lëkurë portokalli
  • Pluhur pjekje
  • Sheqer vanilje
  •  
  • Për sherbetin:
  • 400 gr sheqer
  • 200 ml lëng portokalli
  • 600 ml ujë, kanellë
  • 1 portokall për dekor

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë petët në copëza të vogla dhe i vendosim në një tavë të thahen. Ndërkohë rrahim vezët me sheqerin për rreth 5 minuta derisa sheqeri të tretet. Shtojmë më pas vajin, kosin, lëkurën e portokallit dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë dhe masën e përgatitur e hedhim mbi petët e copëzuara. E përziejmë me kujdes dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur për 40-45 minuta. Pasi piqet e shpojmë vende-vende me majën e një thike ose piruni dhe e lemë të ftohet plotësisht. 

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Vendosim ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin të ziejnë. Sapo sherbeti të fillojë të marrë valë shtojmë 1 shkop kanelle dhe disa feta portokalli. E lëmë sherbetin në zjarr për rreth 15 minuta dhe më pas sherbetosim ëmbëlsirën. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?