Ëmbëlsirë me mollë nga zonja Albana

8 Dhjetor 2022, 10:40| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 10:41

  • Share

Ëmbëlsirë me mollë

Përbërësit:

  • 3 mollë
  • 1 vezë
  • 4 lgj sheqer
  • 10 lgj miell
  • 2 fç qumësht
  • ½ fk gjalpë i tretur
  • 1 limon
  • Kanellë pluhur
  • Sheqer pluhur

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht mollët nga lëkura dhe më pas i presim në feta rrethore duke larguar dhe pjesën e farave. I spërkasim mollët me pak lëng limoni që të mos na nxihen.

Në një enë vendosim miellin, pluhurin pjekës, sheqerin, vezën dhe qumështin e ngrohtë. I kalojmë fetat e mollëve në brumin e përgatitur dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Pasi t’i kemi skuqur të gjitha fetat e mollëve i lemë të ftohen pak dhe i servirim pudrosur me sheqer pluhur dhe kanellë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?