Ëmbëlsirë me biskota nga zonja Albana

11 Dhjetor 2023, 11:25| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 11:27

  • Share

Ëmbëlsirë me biskota

Përbërësit:

  • 100 gr biskota
  • 300 ml qumësht i ftohtë
  • 2 kokrra vezë
  • 7 lugë sheqer
  • 6 lugë miell
  • 200 gr gjalpë
  • Sheqer vanilje

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim qumështin, vezët, sheqerin dhe miellin. I përziejmë të gjitha bashkë duke i rrahur me tel, kur shohim që masa bëhet e njëtrajtshme shtojmë gjalpin. E transferojmë në një tas me fund sferik duke e rrahur me mikser. Në një tavë vendosim një shtresë me biskota, hedhim kremin dhe përsëri një shtresë biskota. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për 5 orë dhe më pas e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?