Embëlsirë festive pa pjekje nga zonja Albana

12 Dhjetor 2022, 12:04
  • Share

Ëmbëlsirë festive pa pjekje

Përbërësit:

  • 170 gr biskota
  • 75 gr gjalp
  • 160 ml qumesht
  • 4 lgj kakao
  • 2 lgj sheqer pluhur
  • Konfleks çokollate për zbukurim

Përgatitja:

Biskotat i grijmë më parë në një furlator për ti bërë sa më të imta. Më pas në një tas marrim përbërësit, biskotat, gjalpin që duhet të jetë në temperaturë ambienti, kakaon sheqerin pluhur dhe shtojmë qumështin nga pak, i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë. Idealja do të ishte që përzierja të bëhej me dorë, në mënyrë që masa e krijuar të jetë sa më e lidhur. Më pas krijojmë format e biskotave, të cilat duhet të marrin një formë si një boçe pishe, duke përdorur këtu edhe konfleksat e çokollatës që do t’ia vendosim brumit të krijuar, sipër e spërkasim me pak sheqer pluhur për t’i dhënë më shumë ëmbëlsi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?