Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje me bukë të thekur dhe krem nga zonja Albana

15 Janar, 12:02| Përditesimi: 15 Janar, 12:04

  • Share

Ëmbëlsirë me bukë të thekur

Përbërësit:

  • 1 lt qumësht
  • 180 gr sheqer
  • 100 gr niseshte
  • 4 kokrra vezë
  • 125 gr kuverturë
  • 2 pako bukë e thekur

Shërbeti:

  • 200 gr sheqer
  • 200 ml ujë
  • Lëkurë portokalli
  • Shkop kanelle

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim sheqerin, ujin, shkopin e kanellës dhe lëkurën e portokallit, përgatisim sherbetin. Shtrojmë bukët e thekura në një tavë dhe i spërkasim me sherbet. Në një enë rrahim vezët, shtojmë niseshten, gjysmën e sheqerit dhe i përziejmë mirë. Ngrohim qumështin në një tenxhere shtojmë gjysmën e sheqerit të ngelur. Marrim një garuzhde nga masa  e vezëve të rrahura, i përziejmë. Më pas i bashkojmë masat dhe e lëmë për 2 minuta në zjarr të fikur. Shtojmë kuverturën. Këtë masë e shtrojmë mbi bukët e thekura. Sërish një masë me bukët e spërkatura me sherbet dhe masa tjetër e kremit. E vendosim në frigorifer të mpikset.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?