Ëmbëlsirë e shpejtë me krem në petë nga zonja Albana

7 Korrik 2023, 11:42| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 11:45

  • Share

Ëmbëlsirë me krem në petë

Përbërësit:

  • 750 ml qumësht
  • 180 gr sheqer
  • 70 gr miell misri i hollë
  • Lëkura e 1 limoni
  • 40 gr gjalpë i ftohtë
  • 3 të verdha veze
  • 1 bustinë vanilje
  • Pak kripë
  • 5 petë të gatshme
  • Gjalpë për spërkatjen e petëve

Për servirje:

  • Sheqer pluhur
  • Kanellë

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim qumështin së bashku me sheqerin dhe e lëmë në temperaturë mesatare. Sapo qumështi të marrë valë shtojmë miellin e misrit duke e trazuar derisa masa të lidhet dhe të bëhet e njëtrajtshme. Më pas shtojmë vaniljen, lëkurën e limonit dhe gjalpin e ftohtë duke e trazuar me tel dore. Në fund shtojmë vezët një e nga një duke i trazuar. E mbulojmë kremin me një membranë dhe e lëmë të ftohet në frigorifer.

Në një tavë shtrojmë petët e holla të gatshme të spërkatura me gjalpë. Vendosim kremin e përgatitur, e mbulojmë kremin me dy petë dhe e vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë. Pasi të piqet e lëmë të ftohet, e presim në copa të vogla dhe e servirim spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?