Ëmbëlsira fatsjellëse me simbolin e Pashkës nga zonja Albana

7 Prill 2023, 12:17| Përditesimi: 7 Prill 2023, 12:20

  • Share

Ëmbëlsira e Pashkës

Përbërësit:

  • 1 pandispanjë (Colomba e Pashkës)
  • 500 gr maskarpone
  • 400 gr luleshtrydhe
  • 250 ml pana e freskët
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 5 ml aromatizues limoni

Përgatitja:

Rrahim maskarponen me panën e freskët. Shtojmë më pas sheqerin pluhur dhe aromatizuesin e limonit dhe e trazojmë mirë.

Pandispanjën e presim në një ose dy feta horizontale. Lyejmë fetën e parë të pandispanjës me kremin e përgatitur. Mbi krem vendosim luleshtrydhet të prera në feta. Vendosim shtresën tjetër të pandispanjës, përsëri krem dhe luleshtrydhe. E pudrosim me pak sheqer pluhur dhe e kemi gati për ta konsumuar këtë ëmbëlsirë me një shije shumë të lehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?