Embargoja e BE-së ndaj naftës ruse, çmimi arrin shifra rekord! Nafta bruto sot 124 dollarë për fuçi, vlera e dytë më e lartë që prej marsit

31 Maj 2022, 09:27| Përditesimi: 31 Maj 2022, 10:05

  • Share

Çmimet e naftës u rritën mbi 124 dollarë për fuçi të hënën vetëm brenda pak orësh, duke arritur nivelin më të lartë që prej marsit. Kjo rritje vjen pas embargos që BE vendosi ndaj naftës Ruse.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, si pjesë e një marrëveshjeje kompromisi për të rritur presionin ndaj Rusisë, duke marrë parasysh efektet ekonomike në disa vende të BE-së që varen më shumë nga furnizimet ruse të naftës. Nafta e papërpunuar Brent aktualisht po tregtohet me 123,80 dollarë për fuçi.

Embargoja ndërpret naftën ruse të dërguar nga deti, ndërsa përjashton naftën e importuar përmes tubacioneve. Charles Michel, president i Këshillit Evropian, tha se masa do të godiste menjëherë 75% të importeve të naftës ruse. Ky vendim i Bashkimit Evropian do të rrisë çmimet në vendet evropiane, të cilat janë të varura nga Rusia për rreth 35 për qind naftë bruto.

Çmimi i naftës sot në bursë

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?