Bota

EMA: Zgjatet periudha e ruajtjes së vaksinës Pfizer në frigorifer, nga 5 ditë në 1 muaj

18 Maj 2021, 12:03| Përditesimi: 18 Maj 2021, 12:06

  • Share

Agjencia Evropiane e Barnave tha se vaksina anti-COVID Pfizer, tashmë mund të ruhet në frigorifer më gjatë se sa rekomandohej më parë.

EMA në një deklaratë tha se ka zgjatur periudhën e ruajtjes së dozave të vaksinës Pfizer, e cila ruhet në temperatura midis 2-8 celsius, nga 5 ditë në një muaj.

“Ndryshimet janë aprovuar pas vlerësimit të të dhënave shtesë të paraqitura në EMA nga”, raportojnë mediat.

Ky ndryshim, i cili e bën vaksinën më fleksibël në transportim dhe ruajtje pritet të sjell një ndryshim tepër pozitiv sa i përket shpërndarjes së saj në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Më parë, vaksina duhet të mbahej në temperatura tepër të ulët, midis -70 dhe -80 gradë. Këto kushte të veçanta të vaksinës Pfizer, e ka bërë shumë të vështirë përdorimin në shumë vende të botës.

Me kalimin e kohës dhe pas vlerësimeve dhe kontrolleve të vazhdueshme ajo tashmë është bërë një vaksinë tepër fleksibël.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?