EMA: Ka shumë të ngjarë që vaksina Pfizer të ofrojë mbrojtje edhe kundër varianti të ri të COVID-19 (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 10:50| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 19:37

  • Share

Një ditë pas miratimit të vaksinës Pfizer për shtetet Evropiane, shefi i strategjisë biologjike dhe vaksinave nga EMA, është shprehur se edhe përse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht mendohet se vaksina Pfizer është efektive edhe kundër variantit të ri të COVID-19.

“Ka shumë të ngjarë që vaksina të ofrojë mbrojtje edhe kundër këtij varianti të ri. Agjencia nuk kishte ende prova në lidhje me llojin e ri, por vaksina gjeneron antitrupa që mund të neutralizojnë variante të ndryshme me mutacione. Tani për tani, nuk jemi shumë të shqetësuar”, shprehet ai.

Varianti i ri i COVID-19, është shfaqur për herë të parë në Britani disa ditë më parë, gjë që ka bërë që shumë shtete evropiane të ndërmarrin masa kundrejt zhvillimeve të reja të koronavirusit si ndërprerja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar se ky variant i ri i koronavirusit mund të përhapet shumë më shpejt se sa llojet e mëparshme, por mendohet se nuk është më vdekjeprurës.

Lajmi se Pfizer mund të jetë luftues edhe kundër variantit të ri të koronavirusit, është një lajm tepër shpresëdhënës pasi ky zhvillim i ri ka alarmuar të gjithë botën.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?