EMA jep dritën jeshile për përdorimin e pilulës Pfizer

27 Janar 2022, 16:58| Përditesimi: 27 Janar 2022, 16:59

  • Share

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian i ka dhënë dritën jeshile pilulës së Pfizer kundër koronavirusit. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka theksuar se pilula do përdoret vetëm për personat e moshuar të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo pilulë do të përdoret vetëm nga vendet e Bashkimit e Europian. Ndërkohë, Italia, Gjermania dhe Belgjika janë ndër vendet që kanë blerë pilulën, të quajtur si Paxlovid.

Pilula Merck është gjithashtu në shqyrtim nga EMA, por po merr më shumë kohë për t'u miratuar sepse kompania rishikoi të dhënat e saj të provës në nëntor, duke thënë se ilaçi ishte dukshëm më pak efektiv sesa mendohej më parë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?