Emërohen anëtarët e rinj të bordit të
Autoritetit Rrugor Shqiptar (Emrat)

17 Janar 2018, 19:05| Përditesimi:

  • Share
Qeveria ka emëruar në mbledhjen e sotme anëtarët e bordit të menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Bordi do të kryesohet nga Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 

VENDIMI
1. Emërimin e anëtarëve të bordit të menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili do të kryesohet nga z. Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe në përbërje të tij të ketë këta anëtarë, përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:

a) Z. Elton Haxhi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

b) Z. Gentian Opre, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

c) Z. Julian Hodaj, Ministria e Brendshme;

ç) Z. Luigj Aleksi, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë;

d) Z. Kujtim Hashorva, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë;

dh) Z. Faruk Kaba, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga shpenzimet e planifikuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

3. Vendimi nr.1010, datë 13.11.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të bordit të menaxhimit për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?