Elseid Hysaj

Elseid Hysaj: Kemi një rrugëtim special, e meritojmë Europianin

12 Tetor 2023, 23:35| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 23:36

  • Share


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Pas ndeshjes për mediet foli edhe Elseid Hysaj, me shkodranin që tha se kuqezinjtë meritojnë një vend në Europian.

"Besoj se ishte një ndeshje perfekte për të gjithë, me atë që dhamë në fushë, golat e shënuar, por edhe rastet e krijuara. Kemi bërë një rrugëtim fantastik dhe kjo meriton të vlerësohet. Kemi punuar shumë mirë të gjithë bashkë dhe kemi arritur këtu. Pas dështimit që kishim në edicionin e kaluar dhe e kam menduar se kishim mjaftueshëm cilësi për të shkuar në Europian sërish.

Kemi lojtarë që luajnë titullarë në skuadra mjaft të mira dhe besoj se e meritojmë të shkojmë sërish në Europian.

Jemi duke bërë shumë mirë vërtetë, por na mungojnë edhe dy pikë, që të shprehemi tamam. Të presim edhe ta sigurojmë matematikisht, që të festojmë të gjithë bashkë", tha mbrojtësi që luan me Lazion.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë dhe nis 'fluturimin' për në Europianin 2024


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?