Elon Musk

Elon Musk zgjedh CEO-n e ri të Twitter, i beson drejtimin e kompanisë një gruaje: Do fillojë pas 6 javësh

12 Maj 2023, 10:26| Përditesimi: 12 Maj 2023, 10:29

  • Share

Elon Musk ka njoftuar se ka gjetur një drejtor të ri për Twitter, disa muaj pasi premtoi se do të tërhiqej. Këtë herë ka zgjedhur që në krye të rrjetit social të jetë Linda Yaccarino. Ndonëse Musk nuk e ka zbuluar emrin, mediat e huaja kanë treguar se bëhet fjalë pikërisht për Yaccarino, drejtuese e reklamave në NBCUniversal.

“I ngazëllyer të njoftoj se kam një CEO të ri për Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh!” tha Musk në një postim në Twitter.

Musk, i cili ka pasur një sundim kaotik si shef  që kur bleu kompaninë në tetor, tha se ai do të bëhet kryetar ekzekutiv i Twitter dhe shefi i teknologjisë, duke mbikëqyrur produktin, softuerin dhe operacionet e sistemit.

Në dhjetor, Musk bëri një sondazh në platformë duke pyetur përdoruesit nëse ai duhet të tërhiqej si CEO i Twitter, i cili përfundoi me shumicën e përdoruesve që votuan pozitivisht. Musk tha se do t'i përmbahej rezultateve të sondazhit, por më vonë u tërhoq, duke thënë se do ta dorëzonte rolin "sapo të gjej dikë për të marrë këtë punë!" Në shkurt, ai përsëriti se kishte në plan të gjente një zëvendësues deri në fund të vitit.

Musk është përballur me kritika për një sërë ndryshimesh politikash në Twitter, të cilat shpesh erdhën pa arsyetim të qartë dhe ngritën shqetësime për ndikimin tek përdoruesit.

 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?