Elon Musk te selia 'Twitter-it' me një lavaman në dorë! Është pranë afatit për blerjen e kompanisë (VIDEO)

27 Tetor 2022, 10:59| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 11:18

  • Share

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, hyri në selinë e Twitter të mërkurën me një lavaman në dorë, ndërsa marrëveshja e tij për blerjen e faqes së internetit është afër përfundimit.

Musk e ka shpërndarë dhe vetë në llogarinë e tij në Twitter videon e hyrjes. Deri më 28 tetor, Musk duhet të përfundojë marrëveshjen, në të kundërt, siç përcaktohet nga gjykata e Delaware, ai do të shkojë në gjyq.

Miliarderi amerikan ka thënë se faqja e mediave sociale ka nevojë për ndryshime të rëndësishme. Është përfolur se ai po planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës. Nuk ishte e qartë nëse shefi i Tesla-s u takua me drejtuesit në Twitter-it të mërkurën.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?