Foto ilustruese

Elon Musk sjell risinë, ikona blu e verifikimit për të ‘famshmit’ në Instagram dhe Facebook me pagesë! Ja sa pritet të kushtojë

20 Shkurt 2023, 15:20| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 15:25

  • Share

Gjiganti i kompanisë Tesla, Elon Musk ka sjellë risinë më të fundit për kompaninë Meta, ku përfshihen Instagram dhe Facebook. Nëse keni parasysh, në këto rrjete sociale shumë të përdorshme nga të gjithë, disa njerëz të ekraneve, gazetarë e blogerë i kanë llogaritë e tyre Musk ka vendosur ta kthejë atë në një funksion me pagesë për Twitterin gjë që  Zuckerberg tani dëshiron ta imitojë dhe në rrjetet e tij sociale. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë CEO në një postim në blogun zyrtar të Meta. Funksioni do të quhet Meta Verified dhe do të fillojë të testohet që në fillim të kësaj jave në Australi dhe Zelandën e Re , por do të arrijë "së shpejti" edhe në vende të tjera.

Është një abonim mujor prej 11,99 dollarësh (ato shkojnë deri në 14 dollarë në celular) i cili do të lejojë - pas "autentifikimit të dokumentit" të keni kontrollin blu që vërteton identitetin tuaj, por edhe mbrojtje të tjera shtesë kundër vjedhjes së identitetit, si dhe akses të shpejtë në ndihmë.. Shërbimin do të mund ta përdorin vetëm ata mbi 18 vjeç. Kujdes: ata që kanë marrë tashmë çekun blu do të vazhdojnë ta mbajnë atë. Por, saktësoi Meta për BBC-në , kjo risi do të lejojë edhe shfaqjen e kompanive të vogla apo yjeve të rinj të internetit.

Në Instagram dhe Facebook, çeku blu bëhet i paguar: 12 dollarë në muaj për të verifikuar llogarinë

Me pak fjalë, një mundësi për influencues të rinj, por mbi të gjitha një formë e re të ardhurash për një kompani që pak muaj më parë shkarkoi 11,000 punonjës për shkak të investimeve të këqija.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?