Elon Musk dhe Kanye West

Elon Musk rikthen llogarinë e Kanye West në X

31 Korrik 2023, 10:22| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 10:23

  • Share

Prej afro 8 muaj pasi llogaria e Kanye West në Twitter u pezullua me argumentin se nxiste dhunë, reperi është rikthyer në rrjetin social që tashmë quhet X.

West nuk do të mund të fitojë nga llogaria e tij dhe përkrah postimeve nuk do të shfaqen reklama, thuhet në një deklaratë që kompania ka dhënë për “Wall Street Journal”.

CEO i X, Elon Musk nuk ka dhënë asnjë deklaratë për rikthimin e llogarisë së West, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë ende asnjë postim.

Pezullimi i llogarisë së reperit në Twitter ndodhi pas disa postimeve ofenduese ndaj hebrenjve që më pas i kushtoi edhe marrëveshjen me Adidas.

Ai postoi një imazh të një svastike të ndërthurur me një yll të Davidit dhe komente admiruese për Hitlerin.

”Unë e dua Hitlerin,” – shkroi West asokohe bashkangjitur fotos, veprim i cili solli një lumë reagimesh në rrjet.

Një person i afërt me kompaninë, i cili nuk ka pranuar të tregojë identitetin, deklaroi se kanë marrë siguri të plotë se Kanye West nuk do ta përdorë më platformën e tij për të nxitur dhunë apo urrejtje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?