Elon Musk jep alarmin: X mund të dështojë

21 Gusht 2023, 15:43
  • Share

Elon Musk, pronari i X, ish-Twitter, deklaroi se platforma e mediave sociale “mund të dështojë” pasi një defekt i ri bëri të mundur zhdukjen e shumicës së fotove të postuara në Twitter para dhjetorit të vitit 2014.

"E vërteta e trishtueshme është se nuk ka rrjete të mëdha sociale për momentin. Mund të dështojmë, siç e kanë parashikuar shumë, por do të përpiqemi deri në fund", tha Musk.

Fotoja e famshme e Ellen DeGeneres në Oscar nga viti 2014 u hoq gjithashtu, por më vonë u ajo rivendos përsëri në platformën X, raporton The Guardian.

Disa përdorues spekuluan se defekti ishte shkaktuar nga një përpjekje për të kursyer kostot në të dhënat e ruajtjes, ndërsa të tjerë ia atribuan defektin ndryshimeve të bëra në platformë në vitin 2016, kur shtoi "përmirësimin e URL-së", i krijuar për të treguar pamje paraprake për faqet e internetit.

Defekti vjen pas lëvizjes së Musk për të ngadalësuar aksesin në platformat e tjera të mediave sociale, duke përfshirë platformat Meta Facebook, Threads dhe Instagram javën e kaluar. Vonesa prej pesë sekondash do të përfshinte gjithashtu edhe gazetën prestigjioze New York Times.

Twitter ka shkurtuar mijëra vende pune që në momentin që e ka marrë Musk, duke reduktuar ndjeshëm fuqinë punëtore që nga nëntori.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?