Elon Musk

Elon Musk: Inteligjenca artificiale mund t'i nxjerrë të gjithë njerëzit pa punë

3 Nëntor 2023, 22:26| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 22:32

  • Share

Inteligjenca artificiale mund t’i nxjerrë të gjithë njerëzit pa punë, tha sipërmarrësi dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk gjatë një eventi të mbajtur në selinë zyrtare të qeverisë britanike, Lancaster House, në Londër.

“Është e vështirë të thuash saktësisht se kur, por do të vijë një kohë kur puna nuk do të jetë e nevojshme. Mund të punosh për kënaqësi personale, por AI do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka. Nuk e di të them nëse njerëzit ndihen mirë apo keq për këtë gjë”, tha ai. Musk, raporton CNBC.

Musk tha se Inteligjenca Artificiale do të jetë si një 'xhind' që plotëson dëshira pa kufi. 

“Nuk ka kufi të pakuptimtë prej maksimumi tre dëshirash, dhe kjo është edhe e mirë edhe e keqe”, tha njeriu më i pasur në botë.

Elon Musk beson se një nga sfidat kryesore për njerëzit në të ardhmen do të jetë gjetja e kuptimit të jetës.

Inteligjenca artificiale do të jetë më e zgjuar se njeriu më i zgjuar dhe ka potencialin të bëhet “forca më shkatërruese në histori”, shtoi ai.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tozi Fan: 04/11/2023 12:08

    Si veshtire te dale ndonje robot qe te dije ta beje servilin ose “kompetentin” me mire se 90% e popullit tone. Prandaj flini te qete te dashur bashkeatdhetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?