Elon Musk

Elon Musk do largohet nga drejtimi i Twitter: Do iki sapo të gjej dikë 'të keq' për të më zëvendësuar

21 Dhjetor 2022, 07:43| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:58

  • Share

Shefi i Twitter, Elon Musk njoftoi se ai planifikon të largohet si CEO i kësaj platforme sociale, madje në postimin e tij ka shkruar ironikisht “do largohem sapo të gjejë dikë mjaft të keq për të më zëvendësuar”.  Ai ka thënë se më pas do të fokusohet në drejtimin e ekipeve të “inxhinierisë së softuerit dhe serverëve”.

Pronari multi-miliarder i Twitter e mori vendimin në përgjigje të një sondazhi që ai filloi të hënën, duke pyetur përdoruesit nëse duhet të largohej nga Twitter apo jo. Rezultoi që 57 për qind, rreth 17 milionë përdoruesve të Tëitter-it të votuan largimin e tij.

Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll”- shkruhej në sondazhin e bërë prej tij, që rezultoi negativ për pronarin e platformës.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?