Elon Musk bllokon llogarinë e grupit libanez Hezbollahu në platformën X

1 Nëntor 2023, 08:20| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 08:26

  • Share

Llogaria e grupit libanez Hezbollahu në platformën e mediave sociale X (ish-Twitter) të Elon Musk është pezulluar.

Llogaria, @Hezbollah_FA, nuk shfaqet në kërkimet për faqen e saj të profilit. Kur aksesohet drejtpërdrejt faqja e profilit, shfaqet një mesazh që thotë se llogaria është pezulluar. Pezullimi u raportua fillimisht nga Jerusalem Post, e cila tha se Michael Freund e kishte pyetur Musk në X, dikur Twitter, pse ka një llogari aktive kur është caktuar një organizatë e huaj terroriste nga qeveria amerikane që nga viti 1997.

Si Musk ashtu edhe X janë kritikuar nga ligjvënësit anembanë botës për shkak se nuk kanë goditur me shpejtësi ose me forcë të mjaftueshme përmbajtjet e dëmshme dhe mashtruese që kanë të bëjnë me luftën midis Izraelit dhe Hamasit që nga fillimi i saj më 7 tetor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?