Elon Musk

Bota

Zyrtare/ Elon Musk blen rrjetin social Twitter për 44 miliardë dollarë

25 Prill 2022, 21:11| Përditesimi: 25 Prill 2022, 21:30

  • Share

Është arritur marrëveshja, multimiliarderi Elon Musk ka blerë rrjetin social Twitter, me një vlerë rreth 44 miliardë dollarë. Musk tha në Tëitter të hënën se, 'Shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës'.

CEO i Tesla-s, personi më i pasur në botë, pati deklaruar se dëshiron të blejë Tëitter, sepse mendonte se nuk po e përmbush potencialin e tij, si një platformë për "fjalën e lirë".

Ai tha se duhet të transformohet si një kompani private, në mënyrë që të krijojë besim me përdoruesit dhe të bëjë më mirë në shërbim të asaj që ai e quan "nevojë shoqërore' e fjalës së lirë.

'Twitter' tha se do të bëhet një kompani private pasi të mbyllet procedura e shitjes.

Musk e përshkruan veten si një 'mbështetës i fjalës së lirë' . Në një intervistë në TED, miliarderi Musk tha se do të ishte "shumë ngurrues" për të fshirë 'tweet-et' dhe në përgjithësi do të ishte i kujdesshëm ndaj ndalimeve të përhershme. Ai gjithashtu pranoi se 'Twitter' duhet t'u bindet ligjeve kombëtare që rregullojnë fjalën e lirë në mbarë botën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?