Elisa Spiropali, 'veterania' më e re e LANÇ: Si pasardhëse luftëtari, stafetën e pranova me kënaqësi

28 Dhjetor 2020, 14:16| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 14:17

  • Share

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë stafetën e paraardhësit të saj luftëtar nga Komitetin e Veteranëve të LANÇ.

Ajo është shpallur “veterania” më e re e Luftës anti-fashiste çlirimtare.

“Kënaqësi ta pish kafen e mëngjesit me Komitetin e Veteranëve të LANÇ. Mirënjohje për kryetarin, Rustem Peçi, dhe Komitetin drejtues që më ftuan dhe më mirëpritën me një ngrohtësi të jashtëzakonshme. Si pasardhëse luftëtari, stafetën e pranova me kënaqësi”, shkruan Spiropali

Komento

Komente

  • Kiu: 29/12/2020 08:38

    Hahahah e madhe fare

    Përgjigju
  • Iris: 29/12/2020 00:06

    /TIRONA/,veteran quhen te gjithe ata qe kane marre pjese ne luftra te ndryshme,por specifikohen i kujt lufte ka qene.Ne Shqiperi kemi patur me pare vetem veteranet e L.II.B.,tani kemi dhe ata qe kane qene ne misionet e Natos neper bote.Pavaresisht se jane te rinj,edhe ata,sipas ligjeve nderkombetare quhen veterane kur mbarojne sherbimin aktiv e rezervist dhe ata kane per te marre pension veterani kur te mbushin moshen,por qe ka abuzime aty-kety ka.

    Përgjigju
  • Tirona: 28/12/2020 17:14

    Rustem Peci ka lindur ne vitin 1935 kur ka mbaruar lufta Ai ka qene 9 vjec .... Brezi i veteraneve nuk jetojne me ndersa ky brez i sotem i moshes te trete nuk mund ti cilesojme si veterane te LNCL se keta kur ka mbaruar lufta kane qene femije te mitur dhe nese keta marin ndonje pension si veterane duhet tju hiqet se e marin me te pa drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?